blog-post

Postuar më: 08-04-2024

Moduli –E drejta ekonomike – sesioni i tetë: Zgjidhja alternative e kontesteve

Më 08 prill 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta komerciale”, në mbështetje të trajnuesit z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale.

Temat e trajtuara gjatë këtij sesioni janë: Shqyrtime të përgjithshme mbi arbitrazhin, vendimi i arbitrazhit, marrëveshja për ndërmjetësim, bazat për refuzimin e përmbarimit dhe të njohjes së vendimit, arritja e marrëveshjes në ndërmjetësim dhe përmbushja e saj.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :