blog-post

Postuar më: 12-04-2024

Moduli – E drejta pronësore sendore– sesioni i gjashtë: Posedimi dhe mbrojtja e tij

Më 12 prill 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat e tjera të përafërta”, në mbështetje të trajnuesit z. Fahret Vellija, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren. Në këtë sesion po trajtohen këto tema: posedimi dhe baza e tij ligjore, fitimi i posedimit, llojet e posedimit dhe mbrojtja e posedimit. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :