blog-post

Postuar më: 11-04-2024

Moduli – E drejta pronësore sendore– sesioni i pestë: Të drejtat sendore në sendet e huaja, vërtetimi, konstituimi dhe ndërprerja e servituteve sendore dhe mbrojtja e servituteve sendore

Më 11 prill 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta pronësore dhe të drejat tjera sendore”, në mbështetje të trajnuesit z. Fahret Vellija, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren. Në këtë sesion po trajtohen këto tema: të drejtat sendore në sendet e huaja dhe llojet e tyre, mbrojtja e servitutit sendor, servituti dhe parimet e tij, praktika gjyqësore dhe vërtetimi i ekzistimit dhe konstituimi i servitutit të rrugë kalimit. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :