Moduli – E drejta pronësore sendore– sesioni i shtatë: Pengu, hipoteka, barra sendore dhe e e drejta e ndërtimit
Më 15 prill 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat e tjera të përafërta”, në mbështetje të trajnuesit z. Fahret Vellija, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren.
Në këtë sesion po trajtohen këto tema: të drejtat e sigurimit sendor, pengu, hipoteka, barrat sendore, e drejta e ndërtimit dhe praktika gjyqësore. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 15-04-2024