Moduli – E drejta pronësore sendore– sesioni katërt: Mbrojtja gjyqësore e së drejtës së pronësisë
Më 08 prill 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta e pronësore dhe të drejtat tjera sendore”, në mbështetje të trajnuesit z. Fahret Vellja, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren. Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: kuptimi i mbrojtjes i së drejtës së pronësisë, llojet e padive, padia aktivo rei vindikatio, actio publiciana dhe praktika gjyqësore. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 08-04-2024