Moduli – E drejta pronësore sendore– sesioni tretë: Fitimi i pronësisë
Më 05 prill 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta detyrimeve”, në mbështetje të trajnuesit z. Ardian Ajvazaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: fitimi i pronësisë nga shtetasit e huaj, bartja e sendeve pa bartjen e pronësisë, themeli më i fortë me rastin e bartjes së shumëfishtë të pronësisë, fitimi orgjiner i pronësisë dhe humbja e pronësisë. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 05-04-2024