Moduli – E drejta trashëgimore, sesioni i dytë: Trashëgimia në bazë të testamentit
Më 17 prill 2024, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga moduli “E drejta trashëgimore” me trajnues z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme. Në kuadër të këtij sesioni janë duke trajtuar: kuptimi i testamentit, zotësia për të përpiluar testamentin, llojet e testamentit, karakteristikat e testamentit, revokimi i testamentit, shkaqet kryesore mbi pa vlefshmërinë e testamentit, vëllimi i pavlefshmërisë së testamentit, testamenti absolut nul, testamenti relativ nul, përmbajtja e testamentit, barrët, afatet dhe kushtet, ruajtja e testamentit dhe Interpretimi i testamentit. Metodologjia e trajnimit është duke zbatuar me raste praktike dhe me anë të metodës interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 17-04-2024