blog-post

Postuar më: 19-04-2024

Moduli –E drejta trashëgimore, sesioni i katërt: Kalimi i pasurisë trashëgimore të trashëgimtarët

Më 19 prill 2024, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga moduli “E drejta trashëgimore” me trajnuese z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme. Në kuadër të këtij sesioni janë duke trajtuar këto nën tema: procedura për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore, parimet e procedurës së shqyrtimit të trashëgimisë, kompetenca vendore, lendore, funksionale dhe ndërkombëtare, përgatitja e seancës trashëgimore, masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë trashëgimore, inventarizimi dhe vlerësimi i pasurisë së trashëgimlënësit, emërtimi i kujdestarit të përkohshëm të pasurisë trashëgimore, ndarja e pasurisë trashëgimore dhe transaksionet ndërmjet të gjallëve (intervivos). Metodologjia e trajnimit është duke zbatuar me raste praktike dhe me anë të metodës interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :