Moduli – E drejta trashëgimore, sesioni i tretë: Pjesa e domosdoshme, cenimi i pjesës së domosdoshme, padenjësia dhe përjashtimi nga trashëgimia
Më 18 prill 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga moduli “E drejta trashëgimore” me trajnuese z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme. Në kuadër të këtij sesioni janë duke trajtuar: trashëgimtarët e domosdoshëm, llogaritja e pjesës së domosdoshme, inventarizimi i pasurisë trashëgimore, llogaritja e dhurimeve dhe legëve në pjesën trashëgimore, padenjësia, vlerësimi i padenjësisë dhe përjashtimi nga trashëgimia e trashëgimtarit të domosdoshëm. Metodologjia e trajnimit është duke zbatuar me raste praktike dhe me anë të metodës interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 18-04-2024