blog-post

Postuar më: 09-02-2024

Moduli: Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore, sesioni i dytë- Parimet e Kodi i Etikës profesionale për gjyqtarë

Më 09 shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar sesionin e dytë trajnues nga moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke trajtuar parimet bazë të Kodit të Etikës Profesionale për gjyqtarë, Komimteti Këshilldhënës për Etikën Gjyqësore, Parimet e punës së Komitetit Këshilledhënës për Etike Gjyqësore, Përzgjedhja e anëtarëve të Komitetit Këshillëdhënës për Etikë Gjyqësore, Kryetari i Komitetit dhe kompetencat dhe Kërkesat për dhënien e opinioneve. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar 2024/2025.

Shpërndaje :