blog-post

Postuar më: 13-02-2024

Moduli: Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore, sesioni i katërt: Procedura disiplinore për gjyqtarët

Më 13 shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik, nga moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauk, gjyqtar në e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: procedurat disiplinore të gjyqtarëve si dhe në kuadër të kësaj teme janë duke u trajtuar dilemat se kush mund të paraqes ankesë disiplinore kundër një gjyqtari, ku paraqitet ankesa kundër një gjyqtari dhe çka nënkupton autoriteti kompetent?

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar 2024/2025.

Shpërndaje :