blog-post

Postuar më: 08-02-2024

Moduli - Etika Profesionale dhe përgjegjësia disiplinore, sesioni i parë: Parimet e Kodit të Etikës profesionale për gjyqtarë

Më 08 shkurt 2024, në kuadër të Programit Fillestar Akademia e Drejtësisë për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: profesionalizimi dhe përgjegjësia në punë, parimet e punës së komitetit këshillëdhënës për etike gjyqësore, konfidencialiteti dhe raportet me publikun dhe mediat.

Metodologjia e trajnimit është duke u realizuar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.

Shpërndaje :