blog-post

Postuar më: 25-04-2024

Moduli: KEDNJ, sesioni i pestë: Garancitë procedurale në rastet e heqjes së lirisë

Më 25 prill 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “KEDNJ”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: arrestimi i një të dyshuari për kryerjen e një vepre penale, neni 5 i KEDNJ dhe aplikimi i tij në Kosovë dhe raste të shkeljes së nenit 5 të KEDNJ në Kosovë- ‘’Urdhrat ekzekutiv’’.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :