Moduli –“KEDNJ” –sesioni i shtatë: Neni 10 – Liria e shprehjes
Më 29 prill 2024, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga modulin “KEDNJ” në mbështetje të trajnueses znj. Habibe Salihu, Prokurore në Prokurorin Speciale. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, Liria e shprehjes, rast praktik: Jersild kundër Danimarkës, Liria e shprehjes dhe Ligji për Qasje ne Dokumentet Publike si dhe Ligjin për Mbrojtën e Sinjalizuesit. Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën
interaktive. Përfitues të trajnimit 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 29-04-2024