blog-post

Postuar më: 09-07-2024

Moduli: Kodi i drejtësisë për të mitur, sesioni i katërt- Shqyrtimi gjyqësor dhe mjetet juridike

Më 09 korrik 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Kodi i drejtësisë për të mitur”, në mbështetje të trajnuesit z. Shpëtim Peci, Prokuror në Prokurorin Themelore Mitrovicë.

Gjatë realizimit të këtij sesionit janë duke u trajtuar: mosha e përgjegjësisë penale, urgjenca e procedurës dhe afatet e shkurtra, mos gjykimi në mungesën e të miturit, parimi i konfidencialitetit dhe oportunitetit dhe rivimi i lirisë si mjet i fundit dhe karakteristikat e paraburgimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :