Moduli: Kodi i drejtësisë për të mitur, sesioni i pestë- Ekzekutimi i masave dhe dënimeve ndaj të miturve
Më 10 korrik 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Kodi i drejtësisë për të mitur”, në mbështetje të trajnuesit z. Shpëtim Peci, Prokuror në Prokurorin Themelore Mitrovicë.
Gjatë realizimit të këtij sesionit janë duke u trajtuar: subjektet për inicimin e procedurës përgatitore, fillimi dhe kohëzgjatja e procedurës përgatitore, kallëzimi penal i policisë dhe kohëzgjatja e paraburgimit sipas vendimit të gjyqtarit për të mitur.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 10-07-2024