blog-post

Postuar më: 08-07-2024

Moduli: Kodi i drejtësisë për të mitur, sesioni i tretë- Zbatimi i procedurës përgatitore dhe paraburgimi për të mitur

Më 08 korrik 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Kodi i drejtësisë për të mitur”, në mbështetje të trajnuesit z. Shpëtim Peci, Prokuror në Prokurorin Themelore Mitrovicë.

Gjatë realizimit të këtij sesioni janë duke u trajtuar: qëllimi i masave edukative, llojet dhe kohëzgjatja e masave edukative, masat edukuese të mbikëqyrjes së shtuar me detyrimet e veçanta, mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues ose kujdestarit, dënimi me gjobë, urdhri për punë në dobi të përgjithshme dhe burgimi për të mitur.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :