Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni i dytë: vepra penale dhe përgjegjësia penale
Më 13 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special. Në kuadër të kësaj teme po trajtohen janë: objektit të veprës penale, nocioni formalo-material i veprës penale, vepra penale sipas KPRK, elementet themelore të veprës penale, figura e veprës penale, përgjegjësia penale si element subjektiv i veprës penale, elementet e përgjegjësisë penale, përgjegjshmëria dhe Actio libera in causa dhe përgjegjshmëria esenciale e zvogëluar Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 13-05-2024