Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni i gjashtë: Pakujdesia
Më 21 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: pakujdesia profesionale, përgjegjësia për veprat e kryera nga pakujdesia, përgjegjësia për format e kualifikuara të veprave penale, përgjegjësia për veprat penale të kualifikuara me pasojë më të rëndë dhe përgjegjësia penale për veprat penale të kualifikuara me rrethana të posaçme. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 21-05-2024