Moduli: Kodi Penal: pjesa e përgjithshme, sesioni i nëntë- Shtytja
Më 22 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Hashim Qollaku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Shtytja – përgjegjësia penale dhe ndëshkimi i shtytësit, ndihma dhe bashkimi kriminal. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 22-05-2024