blog-post

Postuar më: 10-05-2024

Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni i parë: elementet e veprës penale

Më 10 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: parimi i ligjshmërisë, zbatimi i ligjit më të favorshëm, bazat dhe kufijtë e sanksioneve penale. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :