Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni i pestë: Dashja
Më 20 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: dashja dirkete, elementi intelektual apo i vetdijes te dashja direkte, elementet volutive apo i dëshirës dhe përgjegjësia penale dhe ndëshkimi te veprat penale të kryera me dashje direkte dhe eventuale.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 20-05-2024