Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni i shtatë: Lajthimi
Më 22 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special. Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: lajthimi në objekt që ka të bëjë me person (erros in persona), lajthimi në fakt, në kuptimin e ngushtë dhe lidhja kauzale, dhe në fakt në kuptimin e gjerë, tentativa, Shkaqet që e arsyetojnë ndëshkimin për tentativë, tentativa e plotë dhe e metë, veprat penale te të cilat nuk është e mundur tentativa dhe tentativa e papërshtatshme në Kodin Penal të Republikës së Kosovës
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 22-05-2024