blog-post

Postuar më: 21-05-2024

Moduli: Kodi Penal: pjesa e përgjithshme, sesioni i tetë- Marrëveshja për të kryer vepër penale

Më 21 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Hashim Qollaku, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: marrëveshja për të kryer vepër penale ( delictum preaparatum) dhe kufijtë e përgjegjësisë penale dhe ndëshkimi për bashkëpunim. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :