Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni i trembëdhjetë- Pasojat juridike dhe rehabilitimi i të dënuarave
Më 28 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: pasojat juridike të dënimit, rehabilitimi ligjore, rehabilitimi gjyqësor. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 28-05-2024