Moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesioni i katërt- Veprat penale në kuadër të kapitullit XXVI- të Kodit Penal të Republikës së Kosovës
Më 20 maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: keqpërdorimi i besimit, fajdja, dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër, blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes dhe kurdisja e ndeshjes ose e sportit. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 20-05-2024