blog-post

Postuar më: 28-05-2024

Moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesioni i nëntë – Korrupsioni

Më 28 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë” me trajnues z. Valon Kurtaj, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special. Në kuadër të sesioni janë duke u trajtuar: shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm neni 365 i KPRK, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, konflikti i interesit, nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore dhe mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar

Shpërndaje :