Moduli –Mbrojtja ndaj diskriminimit, sesioni i dytë: Bazat e Diskriminimit
Më 29 prill 2024, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga moduli “Mbrojtja ndaj diskriminimit” me trajnuese z. Ramush Bardiqi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni janë duke trajtuar: procedura para Gjykatës, instrumentet ndërkombëtare te zbatueshme ne Kosovë sipas Kushtetutës se Republikës se Kosovës, zbatimi i Vendimeve te GJEDNJ sipas Kushtetutës se Republikës së Kosovës, ndalimi i diskriminimit sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Protokollet e saj, praktika Gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në lidhje me rastet e mbrojtjes nga diskriminimi dhe praktika e gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në lidhje me provat dhe barrën e provës. Metodologjia e trajnimit është duke zbatuar me raste praktike dhe me anë të metodës interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 29-04-2024