blog-post

Postuar më: 02-05-2024

Moduli: Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës, sesioni e parë : Rëndësia dhe parimet e menaxhimit të rrjedhës së lëndës

Më 02 maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnim nga moduli “Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Trajnimi teorik nga tema e parë e këtij nën moduli është duke trajtuar: përkufizimi i nocionit të menaxhim, rëndësia e menaxhimit të rasteve në gjykatë, parimet e menaxhimit të rrjedhës së lëndës. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :