Moduli: Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës, sesioni i dytë- Qëllimi i punës së gjykatave dhe metodat themelore në menaxhimin e lëndëve
Më 03 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar nga moduli “Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: qëllimi i punës së gjykatave dhe metodat themelore në menaxhimin e lëndëve, detyra e gjykatës në dhënien e vendimeve të drejta e të shpejta, efekti që ka vonimi i kryerjes së punës së gjykatave, kntrolli i hershëm dhe i vazhdueshëm i rasteve nga ana e gjykatës, menaxhim të dalluar të gjykatës, menaxhimi në mënyrë të efektshme i aktiviteteve të procedurës paraprake dhe caktimi i datave të ngurta dhe të besueshme të seancave dëgjimore. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 03-05-2024