Moduli: Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës, sesioni i tretë: Vlerësimi i Performancës së gjyqtarëve
Më 07 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar nga moduli “Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: vlerësimi i performancës së gjyqtarëve, synimi dhe objektivat, legjislacioni i zbatueshëm lidhur me vlerësimin e performances së gjyqtarëve, rregullat bazë për vlerësimin e performances së gjyqtarëve, treguesit matës të kritereve për vlerësim të performances, vlerësimi i performances së gjyqtarëve me mandat fillestar dhe vlerësimi i performances së gjyqtarëve me mandat të përhershëm. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 07-05-2024