Moduli: Ndërmjetësim në lëmine civile, sesioni i parë- Ndërmjetësimi në çështje civile
Më 08 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Ndërmjetësimi në lëmine civile” në mbështetje të trajnuesit z. Faton Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: roli dhe rëndësia e Gjyqtarit në zhvillimin e ndërmjetësimit, natyra e rasteve civile që mund të zgjidhen përmes ndërmjetësimit, ndërmjetësimi i detyrueshëm, e drejta për të iniciuar procedurën e ndërmjetësimit dhe përgjegjësitë e gjyqtarit lidhur me marrëveshjen e ndërmjetësimit dhe efektet e arritura përmes ndërmjetësimit. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 08-05-2024