Moduli – Ngritja e shkathtësive sociale e gjyqtarëve, sesioni i dytë: Motivimi
Më 06 shkurt 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Ngritja e shkathtësive sociale e gjyqtarëve”, në mbështetje të trajnuesit, Fatmir Qollakaj, trajnues në Akademinë e Drejtësisë.
Në kuadër të këtij sesioni temat që po trajtohen janë: rëndësia e nevojave për motivim, motivuesit në procesin e punës, motivi për shoqëri, psikologjia sociale dhe kriminaliteti, burimet psikosociale të kriminalitetit, kriminaliteti si dukuri sociale dhe veçoritë kriminogjene të bashkësisë së gjerë shoqërore.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.
Postuar më: 06-02-2024