blog-post

Postuar më: 31-05-2024

Moduli: Përgjegjësia e personave juridik, sesioni i dytë: Përgjegjësia penale e personave juridik sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Më 31 maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnim teorik nga moduli “Përgjegjësia penale e personave juridik”, në mbështetje të trajnuesit z. Burim Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit-departamenti special. Në kuadër të kësaj teme janë duke u trajtuar: Zanafilla, teoritë dhe legjislacioni ndërkombëtar për përgjegjësinë penale të personit juridik, rregullimi i përgjegjësisë penale të personit juridik nga legjislacione të disa vendeve, përgjegjësia penale e personave juridik sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

  • gallery

Shpërndaje :