blog-post

Postuar më: 30-05-2024

Moduli: Përgjegjësia e personave juridik, sesioni i parë- Përgjegjësia penale e personave juridikë dhe kuptimi i personit juridik

Më 30 maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjete është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Përgjegjësia e personave juridik”, në mbështetje të trajnuesit z. Burim Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtua: zanafilla, teoritë dhe Legjislacioni ndërkombëtar për përgjegjësinë penale të personit juridik, rregullimi i përgjegjësisë penale të personit juridik nga legjislacione të disa vendeve dhe përgjegjësia penale e personave juridik sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës . Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :