blog-post

Postuar më: 28-02-2024

Moduli –Procedura kontestimore, pjesa e dytë– sesioni i gjashtë: Mjetet provuese dhe marrja e provës

Më 28 shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Rrustem Thaqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: barra e provës, faktet që nuk kanë nevojë të provohen, mjetet provuese dhe marrja e provave, dëshmitari, eksperti, këqyrja e vendit dhe shkresa-dokumenti dhe dëgjimi i palëve. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar 2024/2025.

Shpërndaje :