blog-post

Postuar më: 26-02-2024

Moduli – Procedura kontestimore-pjesa e dytë, sesioni i katërt: Sigurimi i kërkesëpadisë

Më 26 shkurt 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedura kontestimore-pjesa e dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: qëllimi që arrihet përmes masës së sigurimit, kushtet për caktimin e masave të sigurimit, llojet e masave të sigurimit dhe mo menti kohor kur mund të paraqitet kërkesa-propozimi për sigurimin e kërkesëpadisë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.

  • gallery

Shpërndaje :