Moduli: Procedura kontestimore, pjesa e dytë, sesioni i pestë- Bashkëndërgjyqësia dhe pjesëmarrja e personave të tretë në gjykim
Më 27 shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Rrustem Thaqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: pjesëmarrja e personit të tretë në gjykim, bashkëndërgjyqësit unik, ndërhyrësi sui generis, ndërhyrja e organit të kujdestarisë, emërtimi i paraardhësit dhe njoftimi i personit të tretë për procedurën kontestimore.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar 2024/2025.
Postuar më: 27-02-2024