blog-post

Postuar më: 29-02-2024

Moduli –Procedura kontestimore, pjesa e dytë– sesioni i shtatë: Dëshmitarët dhe ekspertët

Më 29 shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Rrustem Thaqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: zotësia për të qenë dëshmitarë, detyra për të dhënë dëshmi, kush mundë të caktohet dëshmitar dhe e drejta e dëshmitarit për të refuzuar të dëshmoj Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar 2024/2025.

Shpërndaje :