blog-post

Postuar më: 23-02-2024

Moduli – Procedura kontestimore-pjesa e dytë, sesioni i tretë: Bashkëndërgjyqësia dhe pjesëmarrja e personave të tretë në gjykim

Më 23 shkurt 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedura kontestimore-pjesa e dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: bashkëndërgjyqësia materiale, formal, ligjore, bashkëndërgjyqësia me të paditurin eventuale, dhe pozita e palëve sipas padisë se personit të tretë (ndërhyrësi kryesor). Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.

Shpërndaje :