Moduli: Procedura Kontestimore-pjesa e parë
Me 03-17 dhjetor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik 12 sesione nga moduli “ Procedura Kontestimore-pjesa e parë ” në kuadër të kurikulës “ E Drejta Civile, Administrative dhe Ekonomike ”. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Lekut, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Faton Ademi gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Nga ky modul janë trajtuar: Parimet e procedurës kontestimore, shqyrtime të përgjithshme lidhur me temën, përbërja e rregullt e gjykatës dhe përjashtimi i gjyqtarit, palët në procedurën kontestimore, parashtresat dhe dërgimi i shkresave, seancat afatet dhe kthimi në gjendjen e mëparshme, përfundimi i procedurës me vendim të gjykatës, llojet e aktgjykimeve sipas LPK-së, mjetet e rregullta të goditjes, mjetet e jashtëzakonshme të goditjes dhe simulimi i seancës që i referohet mjetit provues.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike po ashtu në kuadër të këtij moduli është realizuar “Simulim” në ambientet e gjykatores (Gjykatën Supreme).
Përfitues të trajnimit janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 18-12-2024