Moduli- Procedura kontestimore-pjesa e parë, sesioni i dytë Shqyrtime të përgjithshme lidhur me kompetencën
Më 21 shkurt 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë”, në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Leku, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: kompetenca e gjykatave themelore, kompetenca lëndore, kur dhe si duhet ta vlerësoj kompetencën gjyqtari i çështjes?, kriteret që e rregullojnë kompetencën lëndore, Jo kompetenca lëndore në raport me gjykatën tjetër, jo kompetenca lëndore në raport me organin administrativ, jo kompetenca e gjykatës së vendit, jo kompetenca lëndore kur palët kanë kontraktuar arbitrazhin dhe veprimi obligativ i vendimit të gjykatës së shkallës së dytë lidhur me kompetencën. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.
Postuar më: 21-02-2024