Moduli- Procedura kontestimore-pjesa e parë, sesioni i gjashtë: Seancat, afatet dhe kthimi në gjendjen e mëparshme
Më 27 shkurt 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë”, në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Leku, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: mënyra e caktimit të seancës gjyqësore, vendi i mbajtjes së seancës, afati dhe llogaria e tij, kthimi në gjendjen e mëparshme, a lejohet ankesa kundër aktvendimit me të cilin vendoset për propozimin për kthim në gjendjen e mëparshme.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.
Postuar më: 27-02-2024