blog-post

Postuar më: 23-02-2024

Moduli- Procedura kontestimore-pjesa e parë, sesioni i katërt: Palët në procedurë në procedurën kontestimore

Më 23 shkurt 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë”, në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Leku, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: prezumimet procedurale lidhur me palët, kuptimi i palëve në procedurën kontestimore, zotësia procedurale e palëve, përfaqësimi ligjor i rregullt në rast të mungesës së zotësisë procedurale, përfaqësuesi ligjor dhe e drejta e ndjekjes së çështjes në gjykatë (legetimatio ad processum).

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.

Shpërndaje :