blog-post

Postuar më: 20-02-2024

Moduli- Procedura kontestimore-pjesa e parë, sesioni i parë: Përfundimi i procedurës me vendim të gjykatës

Më 20 shkurt 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë ”, në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Leku, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: aktgjykimi, përmbajtja e aktgjykimit, dhënia, hartimi me shkrim dhe dërgimi i aktgjykimit, forma e prerë e aktgjykimit, korrigjimi i aktgjykimit, forma e prerë e aktgjykimit dhe llojet e aktgjykimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2024.

Shpërndaje :