Moduli- Procedura kontestimore-pjesa e parë, sesioni i pestë: Parashtresat dhe dërgimi i shkresave
Më 26 shkurt 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë”, në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Leku, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: veprimi i gjykatës në rastet kur parashtresa nuk është e kuptueshme dhe e plotë, shembuj të rasteve kur gjykata e udhëzon palën për plotësimin-korrigjimin e parashtresës, pasojat e mos plotësimit - korrigjimit të parashtresës, dërgimi i shkresave, dërgimi i shkresave nga vet palët.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.
Postuar më: 26-02-2024