Moduli- Procedura kontestimore-pjesa e parë, sesioni i shtatë: Përfundimi i procedurës me vendim të gjykatës
Më 28 shkurt 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë”, në mbështetje të trajnuesit z. Faton Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: përmbajtja e aktgjykimit, dhënia, hartimi me shkrim dhe dërgimi i aktgjykimit, korrigjimi i aktgjykimit, forma e prerë e aktgjykimit dhe llojet e aktgjykimeve. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.
Postuar më: 28-02-2024