Moduli- Procedura kontestimore-pjesa e parë, sesioni i tetë: Llojet e aktgjykimeve sipas LPK-së
Më 29 shkurt 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë”, në mbështetje të trajnuesit z. Faton Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: aktgjykimi i pjesshëm, aktgjykimi në bazë të pohimit, aktgjykimi në bazë të heqjes dorë nga kërkesëpadia, aktgjykimi për shkak të mungesës, aktgjykimi pa shqyrtim kryesor të çështjes dhe nxjerrja e aktgjykimit pa caktuar seancë gjyqësore sipas dispozitës së nenit 398 të LPK-së. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.
Postuar më: 29-02-2024