Moduli- Procedura kontestimore-pjesa e parë, sesioni i tretë: Përbërja e rregullt e gjykatës dhe përjashtimi i gjyqtarit
Më 22 shkurt 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë”, në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Leku, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: përbërja e rregullt e gjykatës (kompetenca funksionale), përjashtimi dhe rekuizimi i gjyqtarit nga gjykimi, rrethanat të cilat qojnë deri të përjashtimi i gjyqtarit nga gjykimi, autoriteti kompetent për të vendosur lidhur me kërkesën për përjashtimin dhe rekuizimin e gjyqtarit dhe kërkesat e palejuara.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.
Postuar më: 22-02-2024