Moduli –Procedurat alternative, sesioni i pestë : Lirimi nga dënimi
Më 08 korrik 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedurat alternative” me trajnues z. Kujtim Munishi, Prokuror në Prokurorinë Themelore Prishtinë.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: instituti i marrëveshjes për pranimin e fajësisë dhe përparësitë dhe mangësitë e marrëveshjes për pranimin e fajësisë.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar.
Postuar më: 08-07-2024